Zhvillime të reja: Bllokohet rruga pranë pikës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Merdarë - NACIONALE

Zhvillime të reja: Bllokohet rruga pranë pikës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Merdarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është bllokuar rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se janë vendosur dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës.

Ditë më parë, serbët kanë paralajmëruar se do të bllokohen rrugët edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak, si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kullë.

Lajme të ngjashme