Zhvillime në veri: Raportohet se strukturat paralele serbe (nuk) rrethuan Komunën e Zubin Potokut (E plotësuar) - NACIONALE

Zhvillime në veri: Raportohet se strukturat paralele serbe (nuk) rrethuan Komunën e Zubin Potokut (E plotësuar)

11 muaj më parë

nga NACIONALE

E përditësuar – 17:27: Kryetari i zgjedhur i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka konfirmuar për Nacionalen se nuk ka rrethim nga strukturat paralele serbe, por se po punohet në afërsi të objektit të komunës.

Ai ka thënë se informacionet zyrtare të policisë së Kosovës janë që po punohet në një rrethrrotullim, dhe se janë vendosur rrethoja të punishtes.

“Nuk është e vërtetë ajo. E vërteta sipas organeve të sigurisë, po flas nga policia, kemi informacion të saktë që aty po punohet në një rreth rrotullim para komunës. Ato rrethoja janë të punishtës së komunës, nuk lidhet asgjë me polici apo me organizime.” – ka thënë ai për Nacionalen.

Në fund, z.Zeqiri ka shtuar si vijon: “E vërteta, sipas organeve është kjo që e thash unë, nuk ka të bëjë diçka me politikë apo me organizime tona”.

E përditësuar - 17:17: Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili nuk i ka konfirmuar raportimet në fjalë.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë, nuk kemi marrë një raportim të tillë.” – ka thënë ai shkurt për Nacionalen.

Strukturat paralele ilegale në Serbi po raportohet se kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri në objektin e komunës së Zubin Potokut.

KosovaPress duke cituar burime të saj, raporton se në derën kryesore po pengohet qasja për në object, ku pritet të beht kryetari i ri, Izmir Zeqiri.

“Sot janë pare disa persona në hyrje të objektit të Komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri." - citohet të ketë thënë ky burim.

Lajme të ngjashme