Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një personi.
Vajza e zhdukur është e mitur.
“PERSON I ZHDUKUR
Rr. Bill Klinton, Prishtinë 31.01.2025 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e mitur është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime” – ka shkruar PK-ja.