Zhduket ish-luftëtari i UÇK-së në Pejë, OVL e UÇK-së kërkon bashkëpunim për ta gjetur
OVL e UÇK-së dega në Pejë ka bërë të ditur se bashkëluftëtari i tyre, Samir Puza nuk është lajmëruar në shtëpinë e tij dhe nuk dijnë asgjë për vendndodhjen e tij që nga dita e shtune 25 mars 2023.
Në një njoftim në Facebook nga kjo degë e OVL UÇK-së kanë bërë të ditur se Puzen në qytetin e Pejës e njohin si një djalë të urtë dhe punëtorë.
Postimi i plotë:
Që nga e shtunja 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dijmë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë).
