Zgjedhjet për kryetar të LDK-së, Haziri: S'kandidoj sa herë ka zgjedhje, koha të rri në pozitën që kam - NACIONALE

Zgjedhjet për kryetar të LDK-së, Haziri: S'kandidoj sa herë ka zgjedhje, koha të rri në pozitën që kam

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka qenë i ftuar në një emision në Tëve 1, ku ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

I pyetur nëse do të kandidohet për kryetar të LDK-së, z. Haziri ka pasur një përgjigje interesante. Ai ka thënë se nuk kandidon sa herë bëhen zgjedhje. Tutje, ai ka thënë se koha është që të qëndrojë në pozitën që ka.

“Tani është koha të qëndroj mbrapa, përsëri në pozitën që e kam. Unë nuk bëj kandidime sa herë që bëhen zgjedhjet. Në politikë kandidon kur vlerëson se mund të bësh diçka më shumë, përndryshe vetëm për të dalë emri në kandidatura, nuk është e efektshme. Unë për politikën time nuk e pranoj. Për vetën time, në zgjedhjet e kaluara kam besuar që është koha, ambienti e rrethanat politike, përkundër që ka qenë koha më e keqe për të kandiduar, mirëpo kam kandiduar s’jam frikësuar, nuk kam hezituar, nuk kam bërë kandidaturë strategjike e taktike, s’kam bërë marrëveshje me askënd.” - deklaroi Haziri në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë1.

Lajme të ngjashme