Zgjedhjet në veri: Voton kandidatja për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq - NACIONALE

Zgjedhjet në veri: Voton kandidatja për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore.

Siç raporton RTK, ajo ka thënë se pret që këto zgjedhjet të kalojnë pa incidente.

Pres që të jetë më mirë se më parë, pres që zgjedhjet të kalojnë pa incidente, sepse besoj se zgjedhjet duhet të bëhen në paqe dhe dashuri për popullin e jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe se vetëdija do të funksionojë dhe se njerëzit do të votojnë, kushdo që voton faleminderit, kush nuk voton çfarë të thotë në këtë situatë specifike nuk kam asnjë koment. Nuk mund të them përafërsisht sa votues pres të votojnë, por shpresoj se atje do të jetë.” – ka thënë ajo, shkruan RTK.

Ndryshe, në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tashmë janë hapur të gjitha qendra e votimit.

Kështu ka ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur dhe është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor.

“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë ai në konferencën e parë për media.

Tutje ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

Lajme të ngjashme