Zgjedhjet në veri më 23 prill, KQZ-ja shqyrton planin dhe buxhetin - NACIONALE

Zgjedhjet në veri më 23 prill, KQZ-ja shqyrton planin dhe buxhetin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Temë kryesore pritet të jenë zgjedhjet në veri, që janë caktuar për 23 prill.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

- Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 04/2023

2. Aktivitetet e SKQZ-së

3. Aktivitetet e ZRCKFSP

- Raport për azhurnimet vjetore të partive politike të regjistruara, 31 janar 2023.

4. Raportet e Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Operacione Zgjedhore

- Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës për “Punëtori në mes zyrtarëve komunal të zgjedhjeve dhe KQZ-së për planin e punës së KQZ-së për vitin 2023 dhe zbatimin e tij”,

- Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit,

- Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave për distinktiv ID-Bexha dhe

- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit mbi realizimin e projektit Informimi dhe

Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje.

Këshilli për Buxhet dhe Financa

- Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e

Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.

Këshilli për përsonel

- Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të angazhimit të stafit jo permanent për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullave Zgjedhore

6. Të ndryshme

Lajme të ngjashme