Zgjedhjet në veri, KQZ mblidhet edhe sot
Nga ora 11:00 pritet të mbajë mbledhje Komisioni Qendror Zgjedhor. Sipas zëdhënsit të këtij institucioni Valmir Elezit, në rend dite është edhe certifikimi i kandidatëve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend Komunal në Leposaviq.
“Ju njoftoj se sot (10.12.2022, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
E presidentja e vendit Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit.
Kujtojmë se SHBA, e cila dënoi dhunën në veri të vendit, tha se zgjedhjet duhet të shtyhen. Kësaj kërkese iu bashkëngjit edhe Gjermania.