Zgjedhjet në veri, Brnabiq i kapet keq Cramon-it: Fakti që s’të vjen turp është problem në vete - NACIONALE

Zgjedhjet në veri, Brnabiq i kapet keq Cramon-it: Fakti që s’të vjen turp është problem në vete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgjedhjet në pjesën veriore të vendit i vlerësoi si plotësisht në vijë me kornizën ligjore të shtetit të Kosovës. Viola von Cramon, eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ngjalli indinjatë të thellë me mbështetjen e procesit zgjedhor te kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. Kjo e fundit iu drejtua eurodeputetes gjermane me fjalët: “duhet të të vijë turp”.

Duk e rishpërndarë deklaratën mbështetëse të Cramon, Brnabiq mbishkroi se kjo “përnjëmend është e pabesueshme” derisa vazhdoi të hedh vrerë mbi eurodeputeten. “E pabesueshme. Përnjëmend. Dhe ju flisni për ‘vlera demokratike’. Pas mbajtjes së zgjedhjeve në kontonjerë, nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke njohur rezultat zgjedhor me pjesëmarrje më të vogël se 2% e votuesve të regjistruar. Juve duhet t’ju vije turp. Fakti që nuk ju vjen është problem në vete”, ka shkruar Brnabiq.

Cramon, në mbështetje të zgjedhjeve

Eurodeputja Viola von Cramon vlerësoi se ato ishin në përputhje të plotë me kornizën ligjore, ani pse komuniteti serb në pjesën veriore i bojkoti në masë pothuajse absolute, me 12 apo 13 votues nga ta në tërësi. “Katër palë zgjedhjet për kandidatë dhe dy për kuvende komunale që ndodhën të dielen më 23 prill, në komunat e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ishin në vijë me kornizën ligjore të Kosovës”, shkroi Cramon.

Megjithatë, Cramon shpreh keqardhje për bojkotin nga Lista Serbe, mospjesmarrje kjo e partisë që gëzon pjesën më të madhe të elektoratit në ato zona. Por, ajo gjithashtu dënoi fuqishëm “frikësimin ndaj të gjithë atyre që deshën të garojnë ose të votojnë të dielen”.

Pas njërës shtyrje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestrur nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i opozitës serbe, është i papranueshëm dhe shkon kundër standardave demokratke. Retorika që vjen nga instancat më të larta në Serbi kundrejt zyrtarëve në Kosovë është për t’u dënuar dhe duhet të merr fund”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.

Mes tjerash, Cramon gjithahstu pati thirrje ndaj autoriteteve edhe për tejkalimin e boshllëkut institucional dhe të sigurisë, ku gjithashtu bëri thirrje edhe për përparim në themelimin e Asociacionit të Komuanve të banuara me shumicë serbe. “BE do të punojë ngushtë me të gjitha palët relevante për të rivendosur sigurinë dhe jetën normale për të gjithë komunitetet në këto komuna”, përfundoi ajo.

Zgjedhjet në pjesën veriore të vendit të dielen përfunduan me një pjesëmarrje skajshmërisht të ulët, me vetëm 1 mijë e 500 votues, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi në komunën e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut ndërsa Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zubin Potok dhe Zveçan.

Lajme të ngjashme