Zgjedhjet në Maqedoni, KShZ: Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare 46,93% - NACIONALE

Zgjedhjet në Maqedoni, KShZ: Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare 46,93%

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka treguar të dhënat e fundit për daljen e qytetareve në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale deri në orën 17:00.

Komisioni ka bërë me dije se për zgjedhjet presidenciale pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 42.32 për qind.

Kurse për zgjedhjet parlamentare, sipas KShZ-së, dalja e qytetarë ka qenë më e lartë.

Për këto zgjedhje dalja ka qenë 46.93 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, për zgjedhje presidenciale deri me tani kanë votuar 452.412 qytetarë, kurse për zgjedhje parlamentare 470.950 qytetarë, raporton RTV21

Lajme të ngjashme