Zgjedhjet në Maqedoni: Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale janë arrestuar pesë persona.
Në njoftimin e ministrisë është thënë se të arrestuarit kane fotografuar fletëvotimet dhe në këtë mënyrë kanë bërë shkelje ligjore.
Ministria ka treguar se arrestimet kanë ndodhur në Radovishit, Shkupit, dhe Ohër, raporton Almakos.
Ky është njoftimi i plot i ministrisë:
Në ora 11:10 është raportuar se në fshatin Koxhali, komuna e Radovishit, në vendvotimin numër 1602 S.A. nga fshati Koxhali ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
– Rreth orës 12:15 minuta është raportuar se në vendvotimin numër 2683/1 në Shkup A.S. (40) nga Shkupi ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
– Rreth orës 12:15 është raportuar se A.I (48) nga Ohri ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin numër 1271 në Ohër. A.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
– Në ora 12:35 është raportuar se DT (42) ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin nr. 0006 në Berovë. DT është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
– Në ora 13:57 është raportuar se në vendvotimin 2555 në Shkup S.S. ajo fotografoi fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse,