Zgjedhjet në Gjermani: Çka do të thotë ky rezultat për Evropën dhe për Kosovën? - NACIONALE

Zgjedhjet në Gjermani: Çka do të thotë ky rezultat për Evropën dhe për Kosovën?

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

(Pjesë nga paraqitja 'live' e Berat Buzhalës)

Viteve të fundit, jo ashtu qysh thoshte Albin Kurti, por Gjermania nuk ka arritur të inkorporohet mirë në këtë rivalitetin e fuqive të mëdha ekonomike. Sigurisht që nuk është në krizë ekonomike, qysh thonin tonët këtu, por jo vetëm Gjermania por krejt Evropa s’mund të hyjë në valë të mira të zhvillimit ekonomik.

Fjala bie, kur e këqyrë listën e kompanive më të pasura në botë, përvec një kompanie të kozmetikës franceze, është në top 10-tëshe.

Ashtu qysh pritej, prej sondazheve, se në Gjermani sondazhet nuk i bën UBO, që me qitë Vetëvendosjen në 50 e mandej Vetëvendosja me i marrë 40.

Janë dy parti tradicionale që qeverisin Gjermaninë, ose njëra ose tjetra ose bashkë qe 80 vjet, SPD dhe CDU, në kuadër të CDU është edhe CSU (një fraksion i CDU-së).

SPD ka dalë me 16 % rezultati më i vogël ndonjëherë, i njërit prej subjekteve kryesore të Gjermanisë. AfD 19%, të Gjelbërtit mirë boll, 13% - as mish as peshk.

Hera e parë në 80 vitet e fundit, që një parti e ekstremit të djathtë, sic është AfD me asocimi gati me nazizmin që do të jetë duke pritë te dera që ta fitojë shumicën në zgjedhjet tjera.

Në Gjermani, ekziston një marrëveshje në mes të partive kryesore politike (CDU, SPD e të tjerëve) që nuk bëjnë koalicion me Alternativën për Gjermaninë sepse i konsiderojnë ekstremistë.

Këta viteve të fundit janë munduar t’i bëjnë disa ndryshime, por konsiderohet e afërme me nazismin. Kanë shku aq larg këta, saqë kanë thënë se nuk ka nevojë më të na brejë ndërgjegja se çka ka ndodhë në Luftën e Dytë Botërore dhe kanë thënë (më tregoni a po ju duket familjare kjo), kanë thënë: qe 80 vjet është shkatërru gjithçka në Gjermani.

Ekstremistët janë çdokund njëjtë. E sulmojnë estabilishmentin, nuk ia pranojnë të arriturat.

Më 1945 kur CDU dhe SPD e morën pushtetin në Gjermani, ky vend ishte plurhur e hi, për sherrin e baballarëve të AfD-së.

AfD kauzën kryesore në këto zgjedhje dhe në tri katër të tjerat, e kanë pasë emigracionin.

AfD kanë lindë si reagim ndaj krizës greke. Kur ndodhi kriza në Greqi, thanë se duhet të largohet Greqia nga BE-ja. Lindën si lëvizje anti-emigracion. Kur folin gjermanët për deportim, nuk ka njeri pak intelektual që është pak në botë, edhe me u kthy me thënë: vetëm pak, ne e kemi pa se çfarë deportimi bëni ju.

Aliza Weidel që është bashkudhëheqëse e AfD-së, e ka problemin me partitë tjera, se ju ka thënë se jeni liberal shumë, po e bëni Gjermaninë me shumë emigrantë, ajo është lezbike.

Kjo Aliza, nuk jeton në Gjermani, por jeton në Zvicër, e për ma tepër ajo që bashkëjeton me të, është e Sri Lankës.

Edhe ne e kemi një udhëheqës të tillë të shtetit, që thotë: duaje tënden, hajde sakrifiojmë krejt kapak, familjen e ka në Norvegji, fëmijët i ka në shkollë atje, pra ata vinë si turistë këtu.

Pra njëjtë ajo, që terrorizon krejt Evropën, e i ka marrë 19% të votave gjermane, nuk jeton në Gjermani por në Zvicër.

Tash çka ndodhi?

Kjo lëvizje i ka fluktacionet e veta. AfD prej anës së saj, deri tash ka shku aq larg, sa që është aq e ekstremit të djathtë, sa edhe partitë e djathta të ekstremit të djathtë evropiane, e kanë përjashtu prej klubit të vetë.

Problem është se këtyne u mundua t’ua jap një ‘boost’ Elon Musk.

Kjo është sikur me ta dredhu qafën, sikur nuk po dihet se çka po ndodhë me politikën euro-atlantike.

Musk, i lindur në një familje të bardhë të Afrikës së Jugut, duke e pasur parasysh se çfarë apartheidi kanë zhvilluar ndaj të zinjve…

Askush nuk e mohon gjenialitetin e tij për inovacion e teknologji.

Ai mbajti ymyd që do ta ndryshojë skenën politike gjermane, e dorën në zemër jo vetëm ai por edhe JD Vande, i cili në Munih takoi Alizia Ëeidel.

Është pak si me thënë, irrituese krejt kjo çështja e amerikanëve.

Por mbajeni në mend, nëse një gazetar flet kështu, kështu nuk guxon të flaës edhe kryeministri.

Shyqyr Zotit në këto zgjedhje në Gjermani nuk u përzi se në të kalumen edhe është përzi.

Kësaj here Albin Kurti nuk foli, shyqyr që nuk foli.

Kur e rrëzoi Kurtin 1, LDK ky e dha një intervistë në Guardian, tha më rrëzoi Amerika. Në Gjermani edhe me qenë ashtu, ata nuk e thonë këtë, për arsye të interest të ndërsjellë.

Amerika, MAGA – një rrymë tashmë politike që e ka shkatërru Partinë Republikane e cila vetëm emrin e ka ashtu, po thonë se ne po duam ta ndryshojmë kulturalisht Bashkimin Evropian;

Po thonë se do ta çrrënjosin lëvizjen ‘Woke’, Sorrosin.

Sikleti i evropianëve është masiv, në njërën anë është Rusia e në anën tjetër njëfarë presioni i madh kulturor që po ju vie prej aleati, e nuk po dinë se kah ta kthejnë shpinën.

Megjithatë, po arrijnë ta ndalin gojën, dhe me thënë: le futja, se kjo me Amerikën kalon diqysh.

Evropianët e dinë se në ShBA i kanë 50% të popullit që nuk pajtohen me Trumpin.

Thonë, shkon ky dhe ne megjithatë e ruajmë raportin euro-atlantik. Pra nuk ka nevojë, qysh thotë populli, me i thënë fjalët e fundit të parat.

Te ne, klasa aktuale politike që qeveris deri tani, kur folnin për Amerikën, ta merr mendja që janë duke folë për…thu ase Irani po folë.

Ka njerëz që e kanë guximin dhe kanë fytyrë, me dalë edhe me thënë: dinjiteti.

Ku e patët dinjitetin në të 99-tën. Po në 89-tën. Po në 1945-tën? Po në 1912-tën?

Tash u çliruam, sigurisht falë kontributit të Rugovës, UÇK-së. e tash na erdhi një klasë politike që nuk e ka qitë asnjë guri në pavarësi, e këta janë të vetmit që flasin për sovranitet.

Nuk ka sovranitet, sovranitet nuk ka as Gjermania.

Nëse qëllimi yt është NATO, BE, aty është sovraniteti.

Konsiderohet që kjo synon vlerat e përbashkëta.

Lajme të ngjashme