“Zgjedhjet janë afër, Enver Dugolli po gënjen” – Bekë Berisha i përgjigjet akuzave për kërcënim - NACIONALE

“Zgjedhjet janë afër, Enver Dugolli po gënjen” – Bekë Berisha i përgjigjet akuzave për kërcënim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka mohuar akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli për kërcënim verbal.

Sipas tij, kjo formë e viktimizimit është e konsumuar.

“Deputeti Dugolli e ka shumë problem zgjedhjen edhe një mandat dhe tash zgjedhjet janë afër. Këta kanë dështuar në çdo aspekt dhe në këtë formë kanë me u mundua tash e tutje edhe deputetë tjerë me nxjerrë këso gënjeshtre për me marrë votë”, tha Berisha, raporton EO.

“Unë do ta pyes se problemi ke, nëse dëshiron me marr ndonjë vote dil gënje në forma të ndryshme sepse kjo formë e viktimizimit është konsumuar dhe nuk e ka kërcënuar askush”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme