Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat veriore, KQZ-ja sot mban mbledhje - NACIONALE

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat veriore, KQZ-ja sot mban mbledhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Pikë e rendi të ditës në këtë mbledhje janë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave veriore.

Në anën tjetër, në këtë mbledhje pritet që të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Mbledhja do të mbahët në ndërtesën e KQZ-së, duke filluar nga ora 13:30.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 44/2022

2. Aktivitetet e SKQZ-së

3. Raport nga Zyra

-Miratimi i vendimit për ndarjen e Fondit për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2023.

4. Raportet e Këshillave të KQZ-së

• Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Shqyrtimi dhe miratimi i Plani për Informim publik Për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

-Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës: Punëtoria lidhur me veprimet, objektivat dhe aktivitetet strategjike për hartimin e Planit Strategjik 2023-2026

• Këshilli par Buxhet dhe Financa

-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit për punëtorinë: Hartimi i Planit Strategjik 2023-2026;

-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të prokurimit për vitin 2023

• Këshilli për Çështje Ligjore

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë

• Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

-Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes në punëtorinë e organizuar nga OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor në Varshavë.

-Njoftim nga A-WEB-i lidhur me përdorimin e tarifave të anëtarësisë.

5. Të ndryshme

Lajme të ngjashme