Zgjedhjet afër: Muhabet e muzikë “live”, brenda 10 dite Kurti i pret mërgimtarët dy herë në Qeveri - NACIONALE

Zgjedhjet afër: Muhabet e muzikë “live”, brenda 10 dite Kurti i pret mërgimtarët dy herë në Qeveri

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurt, postin e kryeministrit në detyrë po e shfrytëzon edhe për të pritur mërgimtarët në ambientet e Qeverisë.

Një gjë të tillë e ka bërë dy herë brenda 10 ditëve të fundit.

Derisa më 25 korrik, ai i kishte pritur bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, mbrëmë ata i ka pritur në njërën nga sallat e objektit të Qeverisë.

Në ndejën e mbrëmshmit, Kurti ka organizuar edhe muzikë “live” për mërgimtarët në ambientet e Qeverisë.

Në fotografitë e postuara në profilin e tij në “Facebook”, shihen edhe një grup muzikor duke i argëtuar të pranishmit.

“I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri. Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për "trurin që ikën", por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, ka shkruar ai.

Fjalë miradije për mërgimtarët, Kurti kishte shprehur edhe më korrik.

“Pritja e përvitshme që e organizojmë për bashkatdhetarët tanë në Ballkonin e Hapur të Qeverisë është një falënderim i yni për ta, për çdo përkrahje që kanë dhënë, për çdo projekt që kanë mbështetur, për çdo zë që kanë ngritur në mbrojtje e afirmim të Kosovës dhe për gjithçka që vazhdojnë të bëjnë”, kishte shkruar ai.

Lajme të ngjashme