Zgjedhejt në veri: certifikohen 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për Asamble
Kanë nisur sërish përgaditjet pëe mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore në vend.
Si rrjedhojë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.
Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.
“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi për Klan Kosova.Këto zgjedhje KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar.
E zgjedhjet në pjesën veriore fillmisht ishin caktuar të mbahet me 18 dhjetor, por Presidentja e vendit, në koordinim me subjektet politike i ka shtyrë për në prill.