Zëvendëssekretari i NATO-s: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise - NACIONALE

Zëvendëssekretari i NATO-s: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka thënë se NATO mbështet përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë dhe se tani është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise.

Geoana përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ndër të tjera ka thënë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“NATO-ja mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequr nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë.” – ka shkruar Geoana në Twitter.

Lajme të ngjashme