Buzhala kujton premtimin e VV-së për krijimin e Bankës Shtetërore: Dy vite, asnjë hap - NACIONALE

Buzhala kujton premtimin e VV-së për krijimin e Bankës Shtetërore: Dy vite, asnjë hap

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Askush nuk e ka pritë përmbushjen e premtimeve të VV-së për dy vite, por kemi pritë që të paktën të fillojnë projektet,”- kështu është shprehur gazetari Berat Buzhala, teksa ka kujtuar disa nga premtimet e dhëna të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës së fushatës elektorale.

Në një video të publikuar në Facebook, Buzhala ka thënë atëkohë VV-ja nuk ka pasur një program konkret, por më shumë ka pasur tregime, megjithatë diçka është pritur të kryhet.

Duke e nisur me premtimin e VV-së për krijimin e Fondit Sovran dhe Bankën Zhvillimore të Qeverisë së Kosovës, Buzhala ka kujtuar se për asnjërin nga këto premtime, nuk është bërë as edhe një hap.

“Sa prej jush keni qel llogari në Bankën Shtetërore, n’fakt a keni ni që do të bëhet ajo bankë. Ka qenë tregim i mirë para zgjedhjeve sepse masat popullore e kanë nifar problemi me bankat private, krediat, kamatat e këto… e kta popullistat kanë dalë kanë thanë kemi me bo Bankën e Shtetit,”- ka kujtuar Buzhala, teksa ka lënë të nënkuptohet se njerëzit e kanë besuar këtë tregim për shkak se mendojnë që kur qeveria e krijon një bankë, ajo s’do të ketë kamata.

Por më e rëndësishmja, duket se ky premtim është harruar tërësisht nga VV-ja, tashmë në pushtet, pasiqë, siç thotë edhe Buzhala në videon e publikuar:“Kanë kaluar dy vjet, asnjë hap”.

Ndër të tjera, Buzhala ka përmendur edhe një premtim tjetër të VV-së, atë të shuarjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe kalimit të aseteve të saj në Fondin Sovran.

“Jo që nuk u shu Agjencia, është plotësu me bord, jo që ato asete nuk i janë dhënë fondit sovran, po vazhdojnë të shiten siç janë shitë në 20 vitet e fundit.0 nga ky premtim negativ”- ka thënë Buzhala.

Lajme të ngjashme