Zëvendësministrja e Jashtme dënon sulmin e autobusit me mërgimtarë në Serbi - NACIONALE

Zëvendësministrja e Jashtme dënon sulmin e autobusit me mërgimtarë në Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi, përmes shkrimeve në llogarinë e saj në Twitter ka ka reaguar pasi një autobus me mërgimtarë u sulmua në Serbi, ndërsa ai po shkonte për në Dortmund të Gjermanisë.

Gashi shkroi se se janë të shqetësuar shumë nga ky sulm duke e akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për “agresion ndaj shqiptarëve”.

“Dje, një autobus i mbushur me pjesëtarë të diasporës që udhëtonte nga Kosova në Gjermani u sulmua me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas agresionit”, shkroi Gashi.

Ajo shtoi se Kosova e kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe disaporës shqiptare.

“Republika e Kosovës kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe predikimi i tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës ende vazhdon me pasoja potencialisht të rënda”, tha zëvendësministrja.

Lajme të ngjashme