Prokurori shqiptar në ShBA, përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë - NACIONALE

Prokurori shqiptar në ShBA, përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” tash e disa ditë ka filluar një iniciativë që lulëkuqja të bëhet simbol si shenjë kujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Shtetasi amerikan, me origjinë shqiptare, Endrit Topalli, i cili me profeson është prokuror në shtetin e Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka mbështetur iniciativën që si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë të jetë lulëkuqja.

“Mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë”, ka shjruar Topalli.

Topalli ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe në Shkenca Politike në SHBA dhe është doktor shkence i të Drejtës Penale. Para se të bëhet prokuror i shtetit të Michiganit, z. Topalli ka qenë avokat.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka falenderuar Topalli për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.

Lajme të ngjashme