Zëvendëskryeministri i Maqedonisë merr pjesë në tubimin e VV-së në Bruksel, shikimi që Fetai ia bën Kurtit të lë pa mend
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të VV-së në Bruksel, i cili është mbajtur dje.
Ai është shprehur tejet i kënaqur që ka marrë pjesë në këtë tubim, ku prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Fetai ka postuar edhe disa fotografi së bashku me kryeministrin Kurti.
Një detaj që bije në sy në këto fotografi është shikimi dhe përqafimi që ia bën Albin Kurtit.
“Mbrëmë, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kisha kënaqësinë të jem pjesë e tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Bruksel. Ishte ndjenjë e veçantë të isha sërish në mesin e mërgatës sonë të mrekullueshme në Belgjikë dhe të takoja shumë miq më të cilët, bashkë e kemi strukturuar qendrën e Vetëvendosjes në këtë vend ku kam kaluar shumicën e jetës sime. Sot, si Zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut, shpesh etiketohem nga opozita pro-ruse si “spiuni i Albin Kurtit,” por unë jam krenar për lidhjen time me VV dhe për punën që qeveria e Vetëvendosjes po bën në forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetin në veri. Këto janë suksese që e bëjnë Kosovën model në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar ai.