Zeqiri: Gjendja shëndetësore e tre policëve të rrëmyer është e mirë, s’janë keqtrajtuar
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në emisionin 60 minuta të KTV-së, ka bër të ditur se tre policët e rrëmnyer janë mirë, e sipas organeve ndërlidhëse vendore e ndërkombëtare është mësuar se ata nuk janë keqtrajtuar në Serbi.
“Informacionet që i kemi ne përmes këtyre organeve ndërlidhëse vendore dhe ndërkombëtare, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Nuk ka ndonjë informacion që janë keqtrajtuar përveç atyre pamjeve të publikuara gjatë rrëmbimit. Shqetësimi i familjarëve ishte jashtëzakonisht i madh sepse e dini që familjarët e tyre ishin të rrëmbyer dhe në dorën e dikujt që nuk na e do të mirën. I mbante krenaria sepse edhe ata e dinin pse ata janë sakrifikuar, aq sa ishin të shqetësuar ndiheshin edhe krenarë sepse nuk kishin bërë asgjë të keqe, por mbronin vendin e tyre”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti, ftesën e Borrell për bisedime në Bruksel, e ka lidhur me gjendjen e Policëve të rrëmbyer.
Kurti ka thënë se vendimin për të shkuar ose jo në Bruksel do ta marrë, vetëm pasi të mësoj nga Ambasadori Jashari, për gjendjen e tyre.