Zemaj për Kurtin: Nuk i ka numrat për qeveri, krejt kjo bllokadë për këtë – i ka mbetur popullizmi te Lista Serbe
Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Vetëvendosja nuk i ka numrat për qeveri dhe se krejt bllokada në Kuvend të Kosovës “e ka këtë arsye”e.
Albin Kurti “nuk është i interesuar” të vijojë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha Zemaj para seancës konstitutive, e cila supozohet të jetë e fundit me shterrjen e kandidaturave në short, ku VV insiston që të zgjedhet Nenad Rashiq.
“Kurti nuk është i interesuar, nuk i ka numrat për qeveri. Krejt bllokada lidhet me pamundësinë për të krijuar qeverinë. Ne thërrasim për respektim të ligjshmërisë, kushtetuetshmërisë dhe rregullores. Gjuha e Vetëvendosjes ështjë për linçim të kundërshtarëve politik dhe popullizmi i saj i ka mbete te Lista Serbe. Ta shohim si do të sillen shumica parlamentare. Nuk kemi pasur asnjë komunikim me Rashiqin, as kolegial as politik”, tha Zemaj.
Pasojë e madhe për RKS (letra e BE-së), sanksiomne dhe tash ndëshk