Zelensky në Tiranë: Takim me Edi Ramën dhe Samiti i Ukrainës me Evropën Juglindore, merr pjesë edhe presidentja Osmani - NACIONALE

Zelensky në Tiranë: Takim me Edi Ramën dhe Samiti i Ukrainës me Evropën Juglindore, merr pjesë edhe presidentja Osmani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Tiranë ka mbërritur mbrëmjen e kaluar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në aeroportin e Rinasit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.

Presidenti Zelenski viziton për herë të parë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, ka shkruar Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme pritet të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përveç takimit me Ramën, Zelensky do të ketë edhe disa takime të tjera. Kryeministri shqiptar u pyet nëse do ta hap në takim me Zelenskyn temën e njohjes së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj”, deklaroi Rama.

“Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha ai.

Përveç vizitës së Zelenskyt, në Tiranë më 28 e 29 shkurt do të mbahet edhe Samiti i Ukrainë-Evropa Juglindore, ku Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Aty pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pra, priten dy ditë intensive në Tiranë, që sërish është kthyer në kryeqendrën e zhvillimeve politike në Evropë.

Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024)

09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Lajme të ngjashme