Zelensky iu drejtua Berlinales përmes videos: Rrëzoni murin e katërt - NACIONALE

Zelensky iu drejtua Berlinales përmes videos: Rrëzoni murin e katërt

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sonte në një fjalim video në hapjen e festivalit të filmit në Berlin hodhi një paralele midis pushtimit rus dhe Murit të Berlinit dhe i bëri thirrje botës së filmit të marrë anën në luftën midis lirisë dhe tiranisë. Zelenski kujtoi përvojën e tij të aktrimit dhe u bëri thirrje kolegëve të tij të thyejnë murin e katërt duke iu drejtuar drejtpërdrejt audiencës.

"Për shumë vite, Sheshi i Potsdamit u nda nga Muri i Berlinit. Sot Rusia dëshiron të ndërtojë një mur të tillë në Ukrainë, një mur mes nesh dhe Evropës, për të ndarë Ukrainën nga zgjedhja e saj për të ardhmen e saj," tha Zelensky.

Zelenski: Arti mund të zgjedhë një anë ose të mbetet neutral

Berlinale, festivali i filmit në edicionin e tij të 73-të që nisi sot, reputacionin e tij si festivali më politik i detyrohet pikërisht të shkuarës së qytetit të ndarë nga epoka e Luftës së Ftohtë, sepse linja midis Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit kalonte përmes saj.

Arti mund të zgjedhë një anë ose të mbetet neutral, dhe kjo është e barabartë me mbështetjen e tiranisë, tha Zelenski. Eksperiencat e tij nga ditët e para të pushtimit të një viti më parë janë objekt i filmit dokumentar “Superfuqi” me regji të Sean Penn, i cili do të ketë premierën nesër. /Nacionale/

Lajme të ngjashme