Zelensky ia jep Kongresit të ShBA-së flamurin e nënshkruar nga ushtarët ukrainas - NACIONALE

Zelensky ia jep Kongresit të ShBA-së flamurin e nënshkruar nga ushtarët ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shfrytëzuar fjalimin e tij para anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të bërë një gjest të fuqishëm simbolik.

Ai ia dha kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, flamurin ukrainas të nënshkruar nga ushtarët që po luftojnë në Bakhmut, qytet në vijën e frontit, të cilin Zelensky e vizitoi pak ditë para vizitës në Uashington.

“Kur shkova në Bakhmut dje, heronjtë tanë ma dhanë flamurin, flamurin e betejës – flamurin e atyre që i mbrojnë Ukrainën, Evropën dhe botën me jetën e tyre si çmim”- tha ai para kongresistëve amerikanë.

“Më kërkuan që t’ua sjell këtë flamur juve, anëtarëve të Kongresit të ShBA-së, anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe senatorëve, vendimet e të cilëve mund të shpëtojnë miliona njerëz”- shtoi ai.

“Prandaj le të merren këto vendime, lëreni këtë flamur që të qëndrojë me ju. Zonja e zotërinj, ky flamur është simbol i fitores sonë në këtë luftë. Ne qëndrojmë, luftojmë dhe do të fitojmë, sepse jemi të bashkuar – Ukraina, Amerika dhe e tërë bota e lirë”- tha presidenti ukrainas para se t’ia dhuronte flamurin e nënshkruar nga ushtarët zonjës Pelosi.

Ky veprim u përshëndet me duartrokitje të gjatë nga kongresistët amerikanë.

Lajme të ngjashme