Zeka i shqetësuar: Ngërçi politik po i kushton Kosovës në zhvillim ekonomik - NACIONALE

Zeka i shqetësuar: Ngërçi politik po i kushton Kosovës në zhvillim ekonomik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me ngërçin politik në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka paralajmëruar se vonesat në krijimin e institucioneve të Kosovës do të kenë pasoja edhe në rrafshin ekonomik.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Zeka ka vlerësuar se situata aktuale do të ndikojë në klimën e investimeve dhe sigurinë ekonomike të vendit.

“Ne si OEAK së bashku me Këshillin e Marrëdhënieve Amerikano-Shqiptare shprehëm shqetësimin tonë lidhur me vonesat në konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti. Rrjedhimisht, shprehëm edhe disa shqetësime specifike se pse vonesa në konstituimin e institucioneve mund të jetë problematike në rastin e Kosovës. Duke nisur nga zhvillimet aktuale gjeopolitike, humbja e mundësive të ndryshme, por natyrisht edhe kërcënimet, të cilat mund të paraqiten në rastin e Kosovës dhe në aspektin e sigurisë, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, do të thotë fuqizimit të sektorit privat: tërheqjes së investimeve të huaja, investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja” ka thënë Zekaj.

Lajme të ngjashme