Zëdhënësi i PDK-së: Çdo ditë e më shumë po vetëdijesohemi për populizmin e Vjosa Osmanit - NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së: Çdo ditë e më shumë po vetëdijesohemi për populizmin e Vjosa Osmanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çdo ditë e më shumë po vetëdijesohemi për populizmin e Vjosa Osmanit.

“Presidentja ka kry një operacion jo në QKUK por në Institucion shëndetësor privat. E mira është se Presidentja është mirë me shëndet. E mira tjetër është që çdo ditë e më shumë po vetëdijësohemi se populizmi është formë e mendësisë së pushtetarëve aktual. Ndryshe kanë folur e ndryshe veprojnë. Po ama votat i kanë fitu duke u bazu në ate si kanë folur”, ka shkruar Abdullahu

Lajme të ngjashme