Zëdhënësi i Netanyahut thotë se një dron ishte nisur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit
Zëdhënësi i Benjamin Netanyahut, kryeministër i Izraelit, ka konfirmuar se një dron ishte nisur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, shkruan “The Guardian”.
Tutje, Reuters raporton se një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior të Izraelit të Cezaresë të shtunën.
Zëdhënësi shtoi se Netanyahu nuk ishte në afërsi dhe nuk kishte viktima.
Agjencia France-Presse (AFP) raporton se ushtria izraelite tha se një dron u pa duke kaluar në vend nga Libani të shtunën dhe goditi qytetin qendror të Cezaresë. Ai tha se dy drone të tjerë u kapën.
Droni "goditi një strukturë në zonën e Cezaresë" pa shkaktuar asnjë viktimë, tha ushtria, pa dhënë më shumë detaje.