Zëdhënësi i KEDS-it e konfirmon: Rikthehen reduktimet e energjisë - NACIONALE

Zëdhënësi i KEDS-it e konfirmon: Rikthehen reduktimet e energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë, qytetarët sërish po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Zëdhënësi i kompanisë që merret me distribuimin e energjisë elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, për Koha.net ka thënë se edhe sot do të ketë kufizime të energjisë.

Ai ka konfirmuar se reduktimet veçse kanë filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit.

Ndërkohë, Minsitria e Ekomomisë në një deklaratë për media të lëshuar të hënën, kanë theksuar se do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike por kanë lënë të kuptohet se mund të ketë përsëri reduktime në ditët e ardhshme.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, thuhej në komunikatën e ME-së.

Të hënë, KEDS njoftoi për kufizime të energjisë. E sipas tyre, këto reduktime po bëhen për shkak të çmimit të lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe prodhimit me kapacitete të vogla të KEK-ut që nuk mbulon konsumin e rrymës aktualisht.

KEDS po ashtu kritikoi qeverinë për mossubvencionimin me 100 milionë euro të cilat ishin zotuar nga Qeveria e Kosovës.

E reduktimeve për dje u erdhi fundi pasi në ndihmë doli Shqipëria.

Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MËh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua. Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!

Parlamenti i Kosovës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji, duke e lejuar atë të zbatojë masa drastike si ndërprerjet e energjisë elektrike për t'u marrë me krizën energjetike.

Lidhur me krizën, pushtetarët po drejtojnë gishtin në ‘keqmenaxhimin’ e 20 viteve të fundit, që kur Kosova doli nga lufta. Të tjerë pretendojnë se nuk kishte strategji dhe projekte të mjaftueshme.

Teksa partitë opozitare kritikuan Kurtin për mosveprim lidhur me krizën energjetike.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në mes të dimirit mund të ketë edhe më shumë reduktime, teksa ka shtuar se ndokush nga Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për këtë situatë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një prononcim për Nacionalen, tha se vendimi i Qeverisë në seancën e 4 gushtit i mundësoj KEDS-it të na kthejë një dekadë prapa, në kohën e reduktimeve.

“Në seancën e 4 gushtit, mazhoranca miratoi vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin me energji, duke i mundësuar kështu KEDSit/KESCOs që të na kthejë një dekadë mbrapa – në dekadën e reduktimeve. Ajo çfarë ne kemi parë deri me tani është marrja e vendimit nga ana e Qeverise për masat e emergjencës në furnizimin me energji dhe miratimin e të njëjtit në Kuvend”, tha Bajrami.

Lajme të ngjashme