Zëdhënëses ruse i del punë edhe me Albin Kurtin, e quan nazist - NACIONALE

Zëdhënëses ruse i del punë edhe me Albin Kurtin, e quan nazist

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Maria Zakharova, zëdhënësja e MPJ-së ruse, ka reaguar me një shkrim ku i ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si nazistë.

Në një shkrim të publikuar në Telegram, e pastaj shpërndarë ne Twitter nga MFA Rusia, Zakharova thotë se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke thënë se së shpejti ata do ta pranojnë këtë.

“Opinion nga Maria Zakharova. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë.

Lajme të ngjashme