Zbutja e Konjufcës: Prej distancimit nga Kurteshi, Alban Krasniqi e Edona Llalloshi, deri te pranimi i gabimit ndaj mediave - NACIONALE

Zbutja e Konjufcës: Prej distancimit nga Kurteshi, Alban Krasniqi e Edona Llalloshi, deri te pranimi i gabimit ndaj mediave

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Kuvendit, njeriu i dytë në VV, Glauk Konjufca, është zbutur tej mase.

Në intervistën në Pressing, T7, ai është distancuar nga pothuajse të gjithë që kohëve të fundit kanë skandalizuar me veprimet e tyre.

Duke nisur prej gjuhës së Sami Kurteshit, Alban Krasniqit ndaj nënës së Haradinajt, këngës së Edona Llalloshit për Kurtin, e deri te pranimi i gabimit ndaj mediave.

Gabimi me mediat

Konjufca ka theksuar se qasja e shkurtit, nuk ishte efektive, në kohën kur refuzonin debate.

“Mendoj që ka qenë reflketim i yni, në politikë ai që nuk mëson prej gabimeve që i ka bërë, nuk mundet me ec para. VV ka reflektu në këtë pikë, ka mendu që strategjia e shkurtit nuk ishte më efektiva. Në rrethana të reja synojmë prani sa më të mëdha në media, kjo ma merr mendja do t’i përmirësojë dukshëm relacionit tona. Është hap i mirë në drejtimin e duhur. Urojë që edhe opozita të ketë mësuar prej gabimeve të saj”, tha Konjufca në një intervistë në “Pressing” të T7.

Në këtë kuptim ne e pamë që ajo në formën u strukturuan mediat në kuptimin e emisioneve qendrore në relaicon me VV-në, na u ka duk që i keni hy në hak VV-së. Ajo çka kemi vërejt, ështe se në shumicën prej mediave tona, në mënyrën se si janë strukturar, kanë qenë të pabalancuar. Qysh o gjyku VV-ja, në relacion me faktet që janë ofru ,mendoj që janë shit si perceptime e jo argumente e fakte, të cilat, qëlllimin e kanë pas me diskualifiku VV-në”, tha ai.

Konjufca tha se nuk pajtohet që mediat e Kosovës, punojnë për Serbinë.

“Mendoj që ata që i kualifikojnë mediat tona si të Serbisë, mendoj që është gjuhë e vrazhdët dhe nuk ka vend në politikën tonë. Kurrë nuk e kam përdorur këtë gjuhë”, ka thënë Konjufca.

Kënga e Edona Llalloshit

Glauk Konjufca nuk u pajtua as me këngën që Edona Llaloshi ia kushtoi Kurtit. Madje, tha se edhe ky i fundit nuk beson se është ndjerë mirë.

Ja nuk e pasna ni… qe hera e parë. Unë mendoj se… bile edhe Kurti, sepse e njoh shumë mirë, ai e ndan mendimin se për së gjalli njerit nuk i qitet kangë. Besoj që pajtohet Kurti në këtë pikë. Përmendorja është mirë me iu ngrit vetëm heronjëve, që janë figura madhështore. Përmendore e këngë i bëhet, Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës, figurave të cilave shoqëria pasi të vdesin ua qet bilancin. Përmendore munden me të ba për së gjalli veç shoqnitë tjera, popuj tjerë ka kuptim. Por, na njëri-tjetrit, përmedndore edhe kangë nuk është mirë.” – tha ai.

Distancimi edhe nga burri i Albulena Haxhiut

Konjufca e ka quajtur gabim gjuhën e Alban Krasniqit ndaj nënës së Ramush Haradinajt.

“Familja Haradinaj është një familje e lavdishme, Ramush Haradinaj përvese luftëtarë I madh së bashku me vëllezërit e tij. Unë nuk muj me fol një fjalë negative për Ramush Haradinajn. Për patriotizmin e tij, është vëllau i Luanit. E ka zbraps gjith atë ushtri të Serbisë prej Dukagjinit. Debatet tona që i kemi pasë, kas kemi hy e kas kemi dalë, sidomos kur ai e din çfarë familje është, e din çfarë kontributi patriotik ka. Deklarata e Alban Krasniqit është e gabueshme, lotët e nënës Rukë, janë lotë të dhimbjes por edhe krenarisë. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash hiç kërkush. Me mendu që nëna e dëshmorëve e bënë për fushatë, është e pasaktë. Ajo i ka dhënë djemtë për Kosovën. Por, si nënë e ka dhimbjen e saj. Kur e shohim ne ashtu nënën Rukë, veç mundemi me marrë pjesë në dhimbjen e saj”, tha ai.

U distancua edhe nga gjuha e Sami Kurteshit, duke kërkuar nga Leonard Kërquki, të mos e ul nivelin e debatit.

“O Lleo po a ti mu më ke qit mu këtu me fol për deklarata të Sami Kurteshit, a cka mendoj unë?”

“Po leee këtë debat, po ja zbret nivelin nivelin bre Lleo. Mbaja nivelin pak debatit tënd o vëlla”

Për Albin Kurtin, tha se “e ka pranuar gabimin” për gjuhën dhe shprehjet si “hajvanë” ndaj ish-opozitës, dhe se ka ndryshim të gjuhës.

“Uroj që të reflektohet, kjo gjuha, që të na hap rrugë që të mos mbahen peng institucionet e Kosovës...unë mendoj që populli i Kosovës mbi 60%, e mendon të kundërtën e kësaj që po thua, ata mendojnë që 60% ishte konstrktive, ne ishim forcë dhe subjekt konstruktiv. Të tjerët na thonin jo pa shumicë, ne thonim që po duam LDK-në, ata thonin ose krejt ose hiç...donte edhe me PDK-në, e ne s’ishim të gatshëm për këtë gjë”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme