Zbulohet tuneli 30 metra i gjatë që çonte në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi
Në Mal të Zi është zbuluar një tunel që është hapur nga një banesë private që çon në Gjykatën e Lartë të Podgoricës. Ky tunel ka tronditur opinionin publik në Mal të Zi.
Gjatësia e tunelit është 30 metra dhe se është hapur nga një banesë privat që ishte marrë me qira dy muaj më parë
Depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është thyer përmes një tuneli nëntokësor që u zbulua nga punonjëse.
Ndërkohë, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, kanë vizituar banesën nga e cila është hapur tuneli për në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.
Abazoviq dyshon se ky akt është bërë me ndihëmën e dikujt nga Gjykata dhe ka kërkuar hetime të plota.
“Vendi nuk do të sundohet më kurrë nga mafia.” – ka shkruar ai në Facebook.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme malazeze, aksioni është përgatitur prej kohësh dhe i ngjan filmave aksion, dhe është konsideruar se është sulm ndaj sistemit dhe shtetit.
Në anën, tjetër kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviq ka thënë se dyshon tunelin u përpoq t'i afrohej dhomës së paraburgimit dhe se mund të ishte bërë një tentativë arratisjeje.
Në këtë depo siç raportojnë mediet malazeze, ruhen dokumentet dhe rastet e veprave penale si dhe aty mbahen rreth 9.5 ton drogë, nga të cilat dy tonë kokainë dhe shtatë tonë marihuanë.
FOTO:




