Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë - NACIONALE

Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë. Qytetarët kanë inçizuar këto zhurma të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Ka qenë i shpejtë edhe reagimi i faqes kryeqytetase, Vrojtuesit e Lagjes.

"Zëra interesantë në qiell, 3/4 herë është duke bërë nga 30-40 sekonda, 2-3 minuta ndalet, prapë fillon".

Dikush tjetër ka pyetur ndjekësit e saj nëse të njëjtën zhurmë e kanë dëgjuar edhe ata, kurse një tjetër shprehte habinë, pasi në "flightradar" nuk figuronte asnjë aeroplan.

Ndërkohë, sipas raportimit të Reporterit, zhurma thuhet se ka ardhur nga një avari në njërën nga termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Reporteri ka mësuar se zhurma është shkaktuar nga blloku A4 i KEK’ut.

“Një zyrtar i KEK’ut ka thënë se mbrëmë rreth orës 00:00, ka pasur një avari në termocentralin A4, i cili edhe ka rënë nga sistemi. Sipas tij, kjo zhurmë është e zakonshme në këto raste. Ndërsa, pse ajo është dëgjuar aq fortë deri në kryeqytet, mund të ketë ndodhur shkaku i kushteve të favorshme atmosferike.” – raporton ky medium.

“Mbrëmë ka qenë qetë, pa erëra e të ngjashme, pra kushte të volitshme atmosferike, që të dëgjohet ajo zhurmë”, ka thënë ky zyrtar.

Lajme të ngjashme