Zbulohen edhe 5 faqe shtesë të dokumenteve sekrete në rezidencën e Biden - NACIONALE

Zbulohen edhe 5 faqe shtesë të dokumenteve sekrete në rezidencën e Biden

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se avokatët e presidentit amerikan Joe Biden, kanë zbuluar edhe pesë faqe shtesë të materialeve të klasifikuara, në rezidencën e tij personale në Delaware.

Ky zbulim i ri shënon ndryshimin e fundit në numrin e përgjithshëm të dokumenteve me shenja të klasifikuara që janë zbuluar në pronat e Biden në një javë, duke ndryshuar në mënyrë dramatike trajektoren e një administrate e duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme në lidhje me trajtimin e një çështjeje të pasigurt juridikisht.

“Tani kemi publikuar detaje specifike në lidhje me dokumentet e identifikuara, si u identifikuan dhe ku u gjetën”, - është shprehur Richard Sauber, këshilltari special i Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë që vuri në dukje se zyra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë nuk do të përgjigjet më në pyetje në lidhje me këtë çështje ndërsa është duke vazhduar hetimi.

“Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me Këshilltarin Special të sapoemëruar”, - ka thënë Sauber.

Bëhet e ditur se zbulimi i fundit është bërë vetëm disa orë pasi Zyra e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë kishte lëshuar një deklaratë duke cituar në mënyrë specifike zbulimin e një dokumenti të vetëm dhe në të njëjtën ditë kur Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, emëroi ish-prokurorin amerikan Robert Hur si këshilltar special për të hetuar çështjen.

Ky zbulim shënon të tretin brenda një jave dhe është hera e dytë që një informacion fillestar i ofruar, më vonë është provuar të ketë qenë i paplotë.

Të mërkurën mbrëma, Sauber kishte thënë se kërkimi në pronat e Biden kishte përfunduar, por pesë faqet e reja ishin zbuluar mbrëmjen e së enjtes.

Lajme të ngjashme