Zana Avdiu pas vendimit të Listës Serbe: Qeveria Kurti po ua mundëson serbëve Zajednicën duke i thënë jo Amerikës - NACIONALE

Zana Avdiu pas vendimit të Listës Serbe: Qeveria Kurti po ua mundëson serbëve Zajednicën duke i thënë jo Amerikës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zana Avdiu, analiste, ka shkruar një status relativisht të gjatë, e ku ka komentuar vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Ajo ka shkruar, se e gjithë kjo është rrjedhojë e përgjigjes refuzuese të Qeverisë Kurti në lidhje me kërkesën e SHBA-së e BE-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

Qeveria i tha një JO të madhe SHBA-se, kështu duke e çu vendin drejt një krize.

Si pasojë e kesaj, erdhi edhe shkarkimi i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, duke e ditë qartë qe ky veprim do ta tensionojë edhe më shumë situatën, duke i shtyrë serbët të largohen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Madje, filluan edhe policët serb ti dorëzojnë uniformat. Pra tash serbët e Kosovës qeveria i shtyu drejt bojkotit total të institucioneve të Kosovës. Ata sot nuk e kanë më flamurin e Kosoves në krah, si pjesë e uniformës siç e kanë deri tash. E tu mundu me i kthy targat, ta hoqën edhe flamurin. Qe suksesi kur i merr vendimet pa bashkëpunim me Amerikën, sa i përket integrimit të serbëve dhe kontrollit mbi tërë territorin e Kosovës.”, shkroi Avdiu ndër të tjera.

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme