Ymeri e LDK-së e ashpër me Rizvanollin: Ki rënie të prodhimit, oj zojë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është kundërpërgjigjur ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për energjinë, Ymeri e ka ftuar ministres që të vije më e përgatitur në seancat parlamentare.
“Është mirë me i pa pak do raporte, jo vetëm me nejt me disa këshilltar, është mirë me u konsultu me raportet që t’i i ki prej KEK-ut. Ki rënie të prodhimit oj zojë. Këqyri raportet mirë e del e fol”, ka thënë Ymeri.
Ajo ia ka rikujtuar ministres edhe tenderet në KEK.
Sipas saj, Qeveria ia ka dhënë një kompanie greke për t’u këshilluar sa i përket termocentralit A3.