Xhavit Haliti propozon Qeveri të unitetit kombëtar: Për katër-pesë muaj, t’i zbatojmë krejt marrëveshjet - NACIONALE

Xhavit Haliti propozon Qeveri të unitetit kombëtar: Për katër-pesë muaj, t’i zbatojmë krejt marrëveshjet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Xhavit Haliti nga PDK, thotë se beson që do të ishte ‘mirë që të krijohet një qeveri e unitetit kombëtar’ e cila brenda katër apo pesë muajsh, do të merrte përsipër zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

“Është ideja ime, nuk vjedhi ide”, tha ai në emisionin 60 minuta të KTV-së,teksa elaboroi këtë ide më shumë.

“Por unë mendoj që është mirë që në këtë periudhë kohore ku jemi, në situatë tepër të randë, nuk kisha me thanë variantin që - sidomos raportet me bashkësinë ndërkombëtare janë përkeqësu shumë dhe nëse kishim mendu për të ardhmen e Kosovës mendoj që për 4-5 muaj do të duhej një qeveri e unitetit kombëtar, për të mos u munduar t’ia lëmë këmbët e arushës në dorë, sic thotë populli por për t’i zbatuar dhe për t’i realizuar cështjet që janë në interes të madh për Kosovën dhe cilat janë ato? Janë marrëveshjet në Bruksel dhe në Ohër.

Tani, nga deklarimet e të gjithëve se na jemi bërë patriot të mëdhenj, nuk pranojmë këtë, nuk pranojmë atë, por Kosova është nën masat e BE-së, SHBA ka mendimin e vet të prerë për zbatimin e Marrëveshjeve dhe kjo e ka sjell në një situatë nuk kisha me thanë vetëm politikën por Kosovën në një situatë të pavolitshme dhe besoj se nëse arrihet një marrëveshje e gjithë spektrit politik të Kosovës që të krijohet një qeveri e cila do të merrte përsipër zbatimin e marrëveshjeve që të mos mbetet një parti tradhtare dhe ni parti patriotike, të merrej vendim i përbashkët dhe të fillojë zbatimi i Marrëveshjeve, unë po besoj fort që Kosova do të fitonte shumë avantash jo vetëm me duartrokitje, por do të kalonte në një avantazh shumë më të madh sesa Serbia dhe të tjerët dhe përfitimet do të ishin të natyrave të shumëta”, tha Haliti.

Sa i përket mundësisë së organizimit të një mocioni, Haliti tha:

Nuk kam informata se kur, ka kërkesa që nesër me bo ide, njerëzit që diskutojnë. Nga ajo që kam dëgjuar kryeministrin por edhe kryetarin e PDK-së, zotin Krasniqi dhe kryetarin e grupit parlamentar, që është arritë një pajtueshmëri por edhe kryeministri tha që patjueshmëria duhet të arrihet me partitë opozitare

Tani nuk e di a do të futemi në votim për ta bërë mocionin vetëm Vetëvendosja dhe PDK, a do të bashkohen të tjerët, apo cili do të jetë vendimi apo marrëveshja që duhet të bëhet, unë nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, tha Haliti.

Ai thotë se është ‘ide e mirë’ edhe kërkesa e AAK-së dhe LDK-së, që kryeministri të jap dorëheqje.

“Unë edhe ju të gjithë i kemi pa qëndrimet e AAK, të LDK-së që kërkojnë që kryeministri të jap dorëheqje paraprakisht, është kërkesë e tyne, por unë mendoj që do të ishte mirë që kryeministri të jap dorëheqje”, tha ai.

Lajme të ngjashme