Xhaçka mirëpret vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

Xhaçka mirëpret vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, ka shkruar Xhaçka.

Lajme të ngjashme