WOW, Manxhuka: Nuk ka të bëjë me numra konstituimi i Kuvendit, opozita me sjellje të turpshme - NACIONALE

WOW, Manxhuka: Nuk ka të bëjë me numra konstituimi i Kuvendit, opozita me sjellje të turpshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportin e Komisionit Verifikues të mandateve kanë mundur thjesht ta hedhin në votim dhe ta kalojnë (nga 100 prezentë, do të kalonte me 51 vota), por zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, prodhoi një justifikim të vetin se kjo gjë s’ka të bëjë me numra e vota, dhe tha se “opozita” pati sjellje “të tuprshme”.

Postimi i Manxhukës:

Konstituimi i Kuvendit nuk i përket fare dimensionit të shumicës e pakicës. Konstituimi i përket institucionit të Kuvendit e deputetit si të tillë. Hapi i parë është pranimi i mandatit të deputetit, pa marrë parasysh përkatësinë politike.

Në çështjen e pranimit të mandateve nuk ka asnjë relevancë pyetja ‘e numrave’ sepse kjo lidhet me mandatin e fituar, ndërkohë që në aspektin formalo-juridik filtri është KQZ, si para zgjedhjeve me certifikim subjektesh e kandidatesh si pas zgjedhjeve me certifikim rezultatesh.

Prandaj, sjellja opozitare është absurde përveçse e turpshme.

Wow, Manxhuka: S’ka të bëjë me numra me konstituimi i kuvendit, opozita me sjellje të turpshme

Lajme të ngjashme