What the Hill: "Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova" - NACIONALE

What the Hill: "Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova"

1 muaj më parë

nga Flakon Demaku

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se aktualisht Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova.

Në një intervistë për RTS, ai tha se, sipas tij, Serbia është më afër NATO-s se Kosova në këtë moment duke shtuar se kjo "është shumë e vërtetë".

"E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova", pohoi ambasadori amerikan.

"Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe", tha Hill.

Lajme të ngjashme