Washington Post 'godet' Jack Smithin: Si u hodh në erë takimi i Thaçit me Trump nga një aktakuzë pak para se të ndodhte - NACIONALE

Washington Post 'godet' Jack Smithin: Si u hodh në erë takimi i Thaçit me Trump nga një aktakuzë pak para se të ndodhte

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Prestigjiozja amerikane Washington Post i ka kushtuar një artikull të gjatë Prokurorit Special Jack Smith që deri para pak kohe ishte Kryeprokuror i Gjykatës Speciale që po përndiqte Thaçin dhe liderët tjerë të UÇK-së. Çka shkruhet aty?

Artikull është titulluar “Si Jack Smith akuzoi presidentin e Kosovës dhe hodhi në erë takimin me Trump”

Madje në ballinën e këtij artikulli është vendosur fotografia e ish-presidentit Thaçi me ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, duke shtrënguar duart në Uashington në shkurt të vitit 2020.

Vetëm pak më parë, prokurori special Smith njoftoi dorëheqjen e tij si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë dhe mori rolin e tij të ri si prokuror special në çështjen penale kundër ish-presidentit Donald Trump.

Washington Post shkruan se si Smith "parandaloi" takimin e Thaçit me ish-presdentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në qershor të qershor të vitit 2020.

“Thaçi u nis për në Uashington për t'u takuar me Presidentin e atëhershëm Trump – bisedime që disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë shpresonin se mund të prodhonin marrëveshje të re tregtare që përfshinte Ballkanin dhe të rrisnin reputacionin e Trump si një negociator i mprehtë përpara zgjedhjeve të 2020. Trump kishte investuar kapital të konsiderueshëm personal në përpjekjet për të ndërmjetësuar lidhje më të mira midis Serbisë dhe Kosovës, duke i thënë Thaçit dhe homologut të tij serb në vitin 2018 se një marrëveshje ishte “në dorë” dhe duke premtuar se do t'i priste të dy burrat në Shtëpinë e Bardhë për të festuar nëse mund të vijnë në një "marrëveshje historike. Kur Thaçi mësoi se prokurorët po kërkonin aktakuzën e tij, ai e anuloi vizitën dhe u kthye në shtëpi. Më vonë dha dorëheqjen. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe është planifikuar të përballet me gjyqin këtë vit.”

Tutje, mediumi shkruan se Trump ka akuzuar Jack Smithin se ka futur në burg një person pozitiv e që ishte zyrtar i lartë i një qeverie.

“Duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” këtë muaj, Trump akuzoi Smithin se kishte futur në burg “një zyrtar të lartë të qeverisë sepse ai ishte një person pozitiv i Trump” ndërsa vepronte si prokuror në Evropë – një referencë e dukshme për Thaçin. Një zëdhënës i Prokurorisë së Specializuar të Kosovës nuk pranoi të komentojë pretendimin e Trump.”

Në anën tjetër, siç shkruan WP, një person në kushte anonimiteti ka thënë mediumit se planifikimi i takimit Trump-Thaçi nuk ka luajtur asnjë rol në vendimin për të kërkuar leje për publikimin e aktakuzës.

“Një person i njohur me vendimin e prokurorëve, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme, tha se samiti i afërt midis Trump dhe Thaçit nuk luajti asnjë rol në vendimin për të kërkuar leje për të publikuar aktakuzën. Për më tepër, prokurorët nuk kishin mundësi të dinin se gjyqtari do të vendoste çështjen në më pak se një ditë - duke nënvlerësuar nocionin se koha kishte për qëllim të prishte takimin, tha ky person.”

Në artikull përmendet edhe ofrimi i informacioneve nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së para gazetarëve për teori kriminale të hetimeve dhe detaje rreth dëshmitarëve të ndjeshëm dhe më pas dënimin e tyre me akuzat “pengim dhe frikësim gjatë procedimit penal dhe shkelje të fshehtësisë së procedimit”

Artikulli i The Washington Post shkon edhe më tej duke shkruar se si Smith zemëroi disa aleatë të Trump kur vendosi të padisë ish-presidentin Thaçi, për të cili mediumi e quan “një kryetar shteti popullor i mbështetur nga SHBA" dhe si detyra e Speciales ishte sfiduese pasi i duhej të gjente prova të krimeve të dyshuara gjatë luftës rreth 2 dekada më parë.

Madje, siç shkruan WP, ish-pasardhësi i Smith në detyrën e ish-kryeprokurori i Speciales, David Schwendiman, kishte ka krahasuar rastin e ndjekjeve penale ndaj krerëve të UÇK-së të ngjashme me rastet e Benjamin Franklin dhe Alexander Hamilton.

“Schwendiman e krahasoi atë me ndjekjen penale të ekuivalentit të Kosovës të Benjamin Franklin dhe Alexander Hamilton. “Nëse i akuzoni këta njerëz, ju po thoni, ‘Baballarët themelues të Kosovës kanë kryer mizori dhe unë jam i gatshëm ta vërtetoj këtë, në një gjykatë të pavarur, me gjyqtarë të pavarur dhe rregulla që vlejnë për të gjithë.”

Artikulli i plotë

Lajme të ngjashme