Walker rrëfen tentim vrasjen ndaj tij nga serbët: Më shpëtoi truproja - NACIONALE

Walker rrëfen tentim vrasjen ndaj tij nga serbët: Më shpëtoi truproja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreun e misionit verifikues për Kosovën të OSBE-së, Willaim Walker një polic serb ka tentuar ta vriste në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ambasadori Walker, i cili ka thënë se ky tentim kishte ndodhur me daë 13 janar të vitit 1999.

Ai në një intervistë për Kosovapress ka thënë se një polic serb i kishte shkuar me një granë dore, e që më pas tregon që e futën në një makinë të blinduar dhe e dërguan në zyrë.

Walker ka rrefyer të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur, duke treguar se është përpjekur që të largohet nga aty.

Një ditë para masakrës së Reçakut, ne patëm një incident këtu, në rrugë, ku disa police serbë, besoj policë nga Beogradi, patëm një incident të vogel, dhe truprojat e mia të sigurisë, të gjithë të rinj kosovarë, djem të rinj, ata menduan se panë një nga këta policët serbe teksa vinte kundër meje me granatë dorë, unë nuk pashë një granatë dore, por më futën në një makinë të blinduar, më çuan në zyrë, unë insistova të kthehësha në rrugë këtu ku ishte banesa ime dhe fola me disa policë, policët serbë, dhe ata nuk dolën me përgjigje shumë të mira për atë se çfarë kishte ndodhur, kërkova të takohësha me komandantin e tyre dhe më në fund takova komandantin, dhe sipas Millosheviqit, siguria ime ishte përgjegjësi e qeverisë se Serbisë, dhe une thashë, mirë, një nga policët tuaj, mendohet se më ka ardhur me një granatë dore, dhe nuk e di nëse është e vërtetë, por kur u përpoqa të hetoja dhe të zbuloja se cfarë kishte ndodhur, mora përgjigie qesharake", ka thënë ai.

Lajme të ngjashme