VV reagon pas rezultateve të Exit Polleve, falendëron vëzhguesit dhe komisionerët - NACIONALE

VV reagon pas rezultateve të Exit Polleve, falendëron vëzhguesit dhe komisionerët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tri Exit Pollet e publikuara deri më tani rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare e kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind, ose nën këtë shifër.

Partia që synonte të merrte 500 mijë vota këto zgjedhje, dhe që mori mbi 50 për qind në zgjedhjet e kaluara, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falenderuar vëzhguesit dhe komisionerët.

“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve,

Ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës.

Punë të mbarë!” – thuhet në një postim të tyre.

Lajme të ngjashme