VV-ja propozon ndryshim në rendin e ditës, Gashi: Kjo është absurde, 26 mijë familje janë pa paga - NACIONALE

VV-ja propozon ndryshim në rendin e ditës, Gashi: Kjo është absurde, 26 mijë familje janë pa paga

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje e kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.

Megjithatë, kjo u vlerësua e papranueshme nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kjo është e papranueshme përderisa 26 mijë familje janë pa paga.

“Paguani arsimtarët, jepjauni mundësinë me jetu. 26 familje nuk i kanë marrë pagat për mbijetesë. Kjo është absurde çka po propozoni. Me marrë kredi, e të njëjtën kohë mbi 26 familjeve ua keni ndalë të ardhurat bazë. Nuk kanë bukë me ble, nuk munden me i pagu kreditë sot. 800 milionë euro pa u shfrytëzu, e hajde marrum kredi. Qysh me shfrytëzu kredi? Çka mundeni me shfrytëzu j?. Nuk dini me shfrytëzu. Për statististikë: 26 mijë familje nuk kanë marrë paga. Kjo është urgjenca. Duhet me i marrë pagat. Nuk mundemi me aktru. Propozimi është i paranueshëm”, tha Gashi në Kuvend. /Nacionale

Lajme të ngjashme