VV-ja me propozim të ri: PDK dhe LDK t’i propozojnë tre emra unifikues, njeri zgjidhet president - NACIONALE

VV-ja me propozim të ri: PDK dhe LDK t’i propozojnë tre emra unifikues, njeri zgjidhet president

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëve ndje ka dal me një propozim të ri për zgjedhjen e presidentit.

Subjekti i Albin Kurtit i ka sfiduar dy partitë e mëdha opozitare.

VV-ja i ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së që ti propozojnë tre emra unifikues dhe njeri nga ta do të zgjidhet president.

Përmes një komunikate për media, VV-ja ka treguar se çfarë formimi duhet të kenë këto personalitete.

Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të. Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Tutje, VV-ja ka bërë me dije se për këta emra do të duhej të siguroheshin 90 nënshkrime të deputeteve.

Partia e Kurtit ka treguar se do t`i tërheq kandidaturat e saj për president.

Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, është thënë në njoftim, duke treguar se propozimet do të bëhen deri të dielën.

Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje. Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka vlerësuar VV-ja.

Lajme të ngjashme