VV-ja lëshon pe në KQZ: Brenda një jave voton “pro” certifikimit të rezultatit dhe ndarjes së 156 mijë eurove për Listën Serbe
Lëvizja Vetëvendosje, e cila e kundërshtonte fortë Listën Serbe në KQZ, duke se ka hequr dorë nga ky qëndrim. Kjo pasi brenda një jave partia e Albin Kurtit dy herë e ka dhënë votën e saj në favor të subjektit politik.
Anëtarët e VV-së në KQZ, Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu në mbledhjen e sotme kanë votuar pro ndarjes së 156 mijë euro për Listën Serbe.
Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e subjekteve politike, i cili është marrë në mbledhjen e sotme elektronike, përfshin edhe ndarjen e mjeteve për të gjitha subjektet politike parlamentare.
Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, mjetet nga Fondi ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numërimit të ulëseve.

Dy anëtarët e VV-së në KQZ nuk kanë bërë drama as javën e kaluar, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjet e 7 qershorit. Me 9 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është certifikua rezultati i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 7 qershor.
As në atë mbledhje nuk u bën “drama” nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me Listën Serbe.
Dy anëtarët e VV-së në KQZ, pa asnjë hezitim e kishin ngritur dorën për certifikimin e rezultateve, ku hyjnë edhe rezultati i Listës Serbe.
Ndonëse herëve tjera, anëtaret e VV-së kërkonin që votimi të mos bëhet në pako, kësaj radhe Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu nuk e kanë thënë asnjë fjalë.
Në momentin e votimit, ata vetëm kanë ngritur dorën duke i thënë “po” edhe rezultatit të subjektit politik serb, të cilin partia e Albin Kurtit e cilëson si subjekt terrorist.
Në zgjedhje e fundit, zyrtarët e VV-së kundërshtonin çdo votim në KQZ që kishte të bënte me Listën Serbe.
Në gushtë të vitit të kaluar, anëtari i VV-së në KQZ-së, Alban Krasniqi, gjatë një mbledhje kishte shpalosur një mesazh “po pluralizmit, jo terrorizmit” në mbledhjen e KQZ-së që po mbahet sot. Mesazhi ishte drejtuar ndaj Listës Serbe.