VV-ja kërkon shkarkimin e një bordi që e emëroi vetë: Dyshohen për keqpërdorime - NACIONALE

VV-ja kërkon shkarkimin e një bordi që e emëroi vetë: Dyshohen për keqpërdorime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon shkarkimin e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale.

Edhe pse e ka votuar vetë në Kuvendin e Kosovës këtë bord, tash pushteti po kërkon të shkarkohet. Kjo pasi ka dyshime për keqpërdorime.

Deputeti Armend Muja thotë për KosovaPress se Komisioni cilëson se bordi i KPMM-së ka bërë shkelje të Ligjit për miniera dhe minerale, dhe shton se antarët e bordit përmes veprimeve ose mosveprimeve, qëllimisht apo nga neglizhenca kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në dobi të një kompanie nga Shqipëria.

“Komisioni për Ekonomi i Kuvendit të Kosovës ka rekomanduar në mbledhjen e kaluar të shkarkohet bordi i Komisionit te Pavarur për Miniera dhe Minerale, për shkak se ka pasur shkelje. Ne e kemi gjykuar se ka pasur shkelje të Ligjit për miniera dhe minerale, dhe antarët e bordit përmes veprimeve ose mosveprimeve, qëllimisht apo nga neglizhenca kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës, që ne i gjykojmë në vlerë prej nëntë milionë eurosh dhe për dobi të një kompanie e cila ka qenë nën pronësi të një qytetari nga Shqipëria”, thotë ai.

Ndërsa, deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala thekson se bord i zgjedhur direkt nga kryeministri Kurti, është i involvuar në disa situata të kundërligjshme.

“Para se të jap mendimin e fundit për këtë vendim të mazhorancës, ky bord ka ardhur si rekomandim direkt i kryeministrit dhe atëherë e kemi ngritur shqetësimin që ndërhyrjet e ekzekutivit, gjegjesisht të politikës në rregulloret e pavarura janë të papranueshme. Kanë qenë dhe janë bord të cilët i ka zgjedhur direkt Albin Kurti në zyrën e tij dhe tashmë parimisht është treguar që bordi ka qenë i papërgatitur, i paaftë, i involvuar në shumë situata të cilat nuk ka menaxhuar sipas ligjit dhe rregullit. Ditëve në vijim do të informoheni saktësisht për veprimet që komisioni dhe parlamenti do të merr për bordin. Por, dihet se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale po goditet rëndë si sektor bazik dhe rregullator i industrisë dhe i gjithë përpunimit të mineraleve në Kosovë”, thekson Shala.

Ndërkaq, anëtarja tjetër e Komisionit për Ekonomi, Valentina Bunjaku, deputete nga LDK, nuk po pajtohet që të shakrkohen të gjithë anëtarët e këtij bordi.

Deputetja Bunjaku po kërkon që dy anëtarët tjerë të Bordit që kanë punuar për interesat e shtetit, në këtë rast për mos falejen e rentës minerare, të mos shkarkohen.

Lajme të ngjashme