VV-ja i fut hundët në krizën e LDK-së: Disa zyrtarë të partisë së Kurtit interesohen për fatin politik të Abdixhikut - NACIONALE

VV-ja i fut hundët në krizën e LDK-së: Disa zyrtarë të partisë së Kurtit interesohen për fatin politik të Abdixhikut

2 orë më parë

nga NACIONALE

Teksa Lidhja Demokratike e Kosovës përballet me tensione të brendshme, partia në pushtet ka shprehur interesim të çuditshëm të merret me këtë çështje të brendshme të partisë më të vjetër në Kosovë.

Vetëm pak kohë pasi tri degë të LDK-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, disa zyrtarë të lartë të partisë së Albin Kurtit kanë komentuar këto zhvillime duke pretenduar se i dinë arsyet.

E para që i ka futur hundët në këtë çështje ka qenë koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali.

Ajo ka dhënë mendime paushallë lidhur me debatin e fundit që ka nisur në këtë parti.

Në profili e saj në Facebook, ajo ka pretenduar se në këtë përplasje kanë gisht kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, dhe ai i Skenderajt, Sami Lushtaku.

E paskan nis planin e PërpaSaMive me QUranin në qosh, me e prish nga brenda LDK. Kaq iu desh, zgjedhjet lokale, dy bllokada shtetit tash gati me ia vënë dërrmën. Avazi i vjetër. Kur LDK për të njëqindën herë bie në kurthin e njëjtë të krimit të organizuar. Futjani dhe një rend për gazin tash. Se e keni kënaq strategjinë në të gjitha anët”, ka shkruar ajo.

Më pas, pa ua kërkuar askush, mendimet e tyre për këtë çështje i kanë dhënë edhe disa deputetë të ardhshëm të LDK-së.

Mefail Bajqinovci ka treguar se cili është problemi i kryetarit aktual të LDK-së.

Me sa duket, problemi i Lumirit nuk është mungesa e reklamës, por mungesa e rezultatit. Dhe kur fillon gara për pasardhësin para se të mbarojnë arsyetimet për rezultatin, atëherë mesazhi është i qartë”, ka shkruar Bajqinovci.

Kurse, Ilir Kërçeli ka shprehur drojën e tij se mos garës për kryetar të LDK-së do t`i futet, Përparim Rama, njeriu që e mundi VV-në për dy mandate në Prishtinë.

Nëse Përparim Rama propozohet për kryetar të LDK-së, atëherë kemi të bëjmë me një fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore. Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit për kryetar, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë. Shpresoj që, pasi të zgjidhet kryetar, puna e tij e parë të jetë plotësimi i formularit të anëtarësimit në LDK”, ka shkruar ai, duke shprehur shqetësimet e tij nëse Rama e merr LDK-në.

“Por pyetja që shtrohet është: për çka i duhet LDK-së një personazh si Rama? A nuk i ka vet profesorët e saj, intelektualët e saj, politikanët veteranë dhe brezin e ri të politikanëve që për vite me radhë kanë mbajtur barrën e partisë? Nëse një parti me historinë, traditën dhe strukturën e LDK-së nuk arrin ta gjejë kryetarin brenda vetes, atëherë problemi nuk është te kandidati, por te vetë partia. Kjo vetëm sa e konfirmon atë që e kam thënë gjatë fushatës: LDK-ja nuk po drejtohet më nga anëtarët e saj, por po jepet me qira. Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi”, ka shkruar ai.

Një rend për këtë çështje, ia ka dhënë edhe Adriana Matoshi, e cila do të jetë sërish deputet e VV-së.

Në fakt, ajo ka shkruar dy statuse për këtë çështje.

Fillimisht, është munduar të ironizon për këtë provës.

I bëj thirrje LDK-së ta ruajnë gjakftohtesinë. Karrikat vijnë e shkojnë, partia mbetet”, ka shkruar ajo.

Më pas, është marrë pak edhe me heshtjen e ish-presidentes Osmani për këtë cështje.

Hej, e Vjosa çka po thotë more për këto zhvillime? Lumiri e mbeshteti me nr 1, a kjo as nuk lajmërohet. Hehe, shpejtëe e rrotullon muhabetin kjo”, ka shkruar Matoshi.

Lajme të ngjashme