VV-ja e përmirëson gabimin gramatikor pas raportimit të Nacionales, e shkruan si duhet sloganin - NACIONALE

VV-ja e përmirëson gabimin gramatikor pas raportimit të Nacionales, e shkruan si duhet sloganin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë Nacionale shkroi për një gabim gramatikor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke paralajmëruar për tubimet në Gjakove e Mitrovicë, LV-ja shkroi një slogan.

Qeveria për të gjithë. Nga zotimet tek progresi, 2021-2025” – është slogani i pasqyruar në fotografinë e publikuar.

Siç shkroi Nacionale, LV-ja kishte gabuar në titullin e këtij slogani.

Parafjala "te" përdoret para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore. Për shembull: Nora shkon te tezja. Ndërsa parafjala "tek" përdoret para fjalëve që fillojnë me zanore. Për shembull: E pashë tek ura.

Tashmë LV-ja e ka përmirësuar gabimin në postimet e radhës.

Për tubimet në Pejë e Gjilan, LV-ja e ka shkruar në mënyrë të duhur sloganin.

Qeveria për të gjithë: Nga zotimet te progresi” – ka shkruar LV-ja.

Lajme të ngjashme